Irani herët në mëngjes të premten nisi disa sulme ndaj objektivave në shtetet e Gjirit, përfshirë dhjetëra dronë drejt Arabisë Saudite. Kjo ndodhi pasi udhëheqësi i ri suprem, Mojtaba Hosseini Khamenei, paralajmëroi se amerikanët duhet të mbyllin bazat e tyre në rajon.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi me hakmarrje të reja dhe të mëdha.
“Shikoni çfarë do t’u ndodhë sot këtyre llumrave të çmendur. Marina iraniane nuk ekziston më, forcat e tyre ajrore nuk ekzistojnë më, raketat, dronët dhe gjithçka tjetër po shkatërrohen, ndërsa liderët e tyre janë fshirë nga faqja e dheut”, shkroi Trump në rrjetet sociale.
Në fjalimin e mëngjesit të premten, Trump tha se “Amerika po shkatërron plotësisht regjimin terrorist të Iranit, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër”.
“Ata kanë vrarë njerëz të pafajshëm në mbarë botën për 47 vjet, ndërsa tani unë, si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po i vras ata. Çfarë nderi i madh është ta bëj këtë”, tha Trump.
Këto deklarata erdhën një ditë pasi udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, premtoi se “nuk do të heqë dorë nga hakmarrja për gjakun” e iranianëve të vrarë dhe paralajmëroi shtetet arabe të Gjirit që të mbyllin bazat amerikane, duke thënë se historia për mbrojtjen amerikane është “asgjë më shumë se një gënjeshtër”.
