Armand Duplantis i pandalshëm! Suedezi thyen rekordin botëror në kërcim me shkop për të 15-tën herë

Atleti i jashtëzakonshëm suedez, Armand Duplantis ka thyer rekordin botëror në kërcim me shkop për të 15-tën herë duke vazhduar të shkruaj histori çdo ditë.

‘Mondo’ i njohur performoi në atdheun e tij mbrëmjen e së enjtes dhe tregoi edhe një herë pse është ndër atletët më të mirë në histori.

Në takimin e mbyllur në Uppsala që mban emrin e tij (Mondo Classic), ai kaloi dërrasën me 5.65, 5.90 dhe 6.08 metra në përpjekjen e tij të parë, dhe pasi të gjithë konkurrentët e tij u tërhoqën, ai kërkoi që dërrasa të ngrihej në 6.31 metra.