Zjarr në aeroplanmbajtësen më të madhe në botë, lëndohen dy marinarë

Në anijen amerikane USS Gerald R. Ford (CVN-78) sot shpërtheu një zjarr, i cili ndërkohë është shuar.

Dy marinarë kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa anija, sipas informacioneve të para, vazhdon të jetë plotësisht operacionale.

Qendra rajonale e mirëmbajtjes e Naval Sea Systems Command po përgatitet të ofrojë mbështetje flotës.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka publikuar një njoftim në rrjetin social X.