Kvaratskhelia, lojtar i ndeshjes: PSG 5-2 Chelsea

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të madhe ndaj Chelsea me rezultat 5-2, në një përballje shumë të hapur dhe plot gola.

Bradley Barcola, Ousmane Dembele, Vitinha dhe Khvicha Kvaratskhelia me dy gola shënuan në fitoren e PSG-së, ndërsa Malo Gusto dhe Enzo Fernandez shënuan për Chelsean.

Kvaratskhelia që u fut në pjesën e dytë, ishte lojtari më i mirë sipas SofaScore, me notën 9.3.