Bebe Rexha shkëlqen me një performancë mbresëlënëse në emisionin e Jimmy Kimmel, duke kënduar "New Religion"

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, shkëlqeu së fundmi në spektaklin e njohur amerikan Jimmy Kimmel Live!, duke interpretuar live këngën e saj më të re, “New Religion”.

Vetëm pak ditë pas publikimit, kënga u shndërrua menjëherë në hit dhe po fiton zemrat e publikut në nivel global.

“New Religion” vjen si një riperpunim i veçantë i këngës së njohur “Insomnia” të grupit Faithless dhe është pjesë e albumit të ri të Rexhës, “Dirty Blonde”, i cili pritet të publikohet në qershor.