Superheronjtë zbresin në Pediatri: Në një mëngjes plot ngjyra për të vegjlit e QKUK-së

Nacionale

<div><div><img width="640" height="327" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804553-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Superheronjtë zbresin në Pediatri: Në një mëngjes plot ngjyra për të vegjlit e QKUK-së" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="856" height="438" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804553-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Superheronjtë zbresin në Pediatri: Në një mëngjes plot ngjyra për të vegjlit e QKUK-së"></p>Në këtë mëngjes të ftohtë, klinika e Pediatrisë në QKUK është mbushur përplot ngjyra e të qeshura. Fëmijët që zakonisht shihen të heshtur pranë shtretërve të tyre, sot po shikonin rreth e rrotull superheronjtë që kishin ardhur në pediatri me misioni e tyre të radhës humanitar. Organizatorët e aktivitetit humanitar kanë thënë se mënyra e</div>

Madhësia e shkronjave

Në këtë mëngjes të ftohtë, klinika e Pediatrisë në QKUK është mbushur përplot ngjyra e të qeshura.
Fëmijët që zakonisht shihen të heshtur pranë shtretërve të tyre, sot po shikonin rreth e rrotull superheronjtë që kishin ardhur në pediatri me misioni e tyre të radhës humanitar.
Organizatorët e aktivitetit humanitar kanë thënë se mënyra e tyre është për t’u dhënë fëmijëve pak gëzim dhe për t’u kujtuar se dikush mendon për ta.
Stafi i klinikës bashkëpunoi ngrohëtsisht, ndërsa baballarët dhe nënat e fëmijëve filmonin momentetet me telefon, për t’i ruajtur si një kujtim të bukur në mesin e ditëve të vështira.
I pranishëm në aktivitet ishte edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili u ndal të bisedonte me disa nga fëmijët. Ai theksoi se në Klinikën e Pediatrisë po punohet vazhdimisht për të siguruar kushte sa më të mira për trajtimin e tyre.
Në fund të aktivitetit, ngjyrat e superheronjve u shuan dalëngadalë, por gjurmët e gëzimit mbetën. Fëmijët i kthyen prapë sytë drejt lodrave dhe dhuratave që u lanë pas, ndërsa prindërit falënderonin vullnetarët për atë pak magji që sollën në një ditë të zakonshme trajtimesh./Gazeta10