Trump vlerëson ushtrinë amerikane – thotë se SHBA-të, së bashku me Izraelin, po e shkatërrojnë armikun

Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar ushtrinë e Shteteve të Bashkuara gjatë një fjalimi para ligjvënësve republikanë në një resort në Miami, ku u prit me duartrokitje ndërsa në sfond dëgjohej kënga e njohur “Proud To Be An American”.

Në fjalimin e tij, Trump u ndal fillimisht te çështjet e brendshme, por përmendi edhe një operacion ushtarak që sipas tij ishte “afatshkurtër” dhe kishte për qëllim të “heqë qafe disa njerëz shumë të këqij”.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, ai lavdëroi fuqinë e forcave të armatosura amerikane dhe rolin e tyre në konfliktet e fundit.

"Sa e mirë është ushtria jonë?", pyeti ai turmën. "E rindërtova ushtrinë… Nuk mendoja se do të më duhej ta përdorja kaq shumë në mandatin tim të dytë".

Trump thotë se lufta kundër Iranit është 'gati e përfunduar'