Gjilani i pandalshëm, mposht Ferizajn dhe merr fitoren e tretë radhazi

Gjilani ka marrë fitoren e tretë radhazi, teksa ka triumfuar në udhëtim te Ferizaj 1-2.

Gjilani e nisi më mirë ndeshjen, ku pas 22 minutash lojë kaluan në epërsi 0-1.

Kapiteni i 'Skifterave', Armend Thaqi realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për të kaluar Gjilanin në epërsi.

Megjithatë epërsia e mysafirëve nuk zgjati më shumë se 22 minuta, pasi vendasit barazuan gjithçka me Oguns që shënoi për 1-1.

Gjilani në pjesën e dytë u fut në lojë edhe më fuqishëm, teksa kur kaluan një orë lojë gjetën golin e dytë.

Armend Thaqi asistoi bukur te Senad Jarovic i cili shënoi nga afërsia për 1-2.

Deri në fund gola më nuk pati dhe Gjilani arkëtoi tre pikë të mëdha në luftën për Evropë.

Me këtë fitore Gjilani ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 36 pikë, një më pak se Malisheva e Prishtina që zënë pozitat katër dhe pesë, derisa Ferizaj mbetet e teta në tabelë me 22 pikë.

Ndeshjen e radhës Ferizaj e luan në udhëtim te Malisheva, derisa Gjilani pret Drenicën. /Telegrafi/