Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, raportohet se sot ka mbajtur një protestë, nëpërmjet të cilës ka kërkuar mbrojtjen e pavarësisë së KQZ-së dhe ka akuzuar drejtues institucionalë për, siç thotë ai, ndërhyrje politike në këtë institucion.
Gjatë protestës, Pllashniku përmendi disa anëtarë të KQZ-së, duke i akuzuar për servilizëm dhe ngarkesa politike, duke pretenduar se këto veprime rrezikojnë procesin zgjedhor.
Pllashniku pretendoi se KQZ-ja po vihet nën kontroll të plotë politik, ndërsa akuzoi qeverinë aktuale se, sipas tij, po synon të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të dobësojë institucionet e pavarura.
Ai kritikoi edhe opozitën, duke thënë se nuk po i kundërvihet mjaftueshëm këtyre zhvillimeve.
Ndërkohë, në pamjet e publikuara nëpër media, Pllashniku shihet duke u përleshur verbalisht me avokatin e Sami Kurteshit, Tafil Rrahmanin.
Dyshohet se ky i fundit, ka shqyer pankartat që Pllashniku përdori gjatë protestës së tij.
Në to shkruhej: “Kush është kriminel e vendosa Kadia, jo Samia”, “KQZ është bërë degë e VV”, “Zhurma mbulon krimin zgjedhor”, “Kush kontrollon KQZ”, “Nuk është parimore, është manipulator” dhe “Aferat e fshehura të KQZ. Kamerat. Lista e Votueseve. Fletëvotimet”.
Veterani i UÇK-së proteston para KQZ-së me pankarta me foton e Kurteshit nga përplasja me mediat
<div><div><img width="512" height="300" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804452-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Veterani i UÇK-së proteston para KQZ-së me pankarta me foton e Kurteshit nga përplasja me mediat" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="512" height="300" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804452-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Veterani i UÇK-së proteston para KQZ-së me pankarta me foton e Kurteshit nga përplasja me mediat" loading="lazy"></p>Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, raportohet se sot ka mbajtur një protestë, nëpërmjet të cilës ka kërkuar mbrojtjen e pavarësisë së KQZ-së dhe ka akuzuar drejtues institucionalë për, siç thotë ai, ndërhyrje politike në këtë institucion. Gjatë protestës, Pllashniku përmendi disa anëtarë të KQZ-së, duke i akuzuar për servilizëm dhe ngarkesa politike, duke pretenduar se</div>






