Mungon Ajola Xoxa, avokati Haxhia: E pamundur të jetë në seancë pasi është shtatzënë

Sot nisi gjyqi ndaj kryebashkiakiut të Tiranës, Erion Veliaj.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, avokati i bashkëshortes së Veliajt, Maks Haxhia tha se Ajola Xoxa nuk mund të paraqitet në seancë.

“Klientja është në pamundësi shëndetësore, është shtatzënë, ia ka ndaluar mjeku që të vijë, po bëj gati aktin mjekësor për t’ia paraqitur gjykatës”, u shpreh Maks Haxhia. /Tch/