Sandro Tonali preferon Serie A, Man United ia mësyn yllit tjetër të Newcastle për ta zëvendësuar Casemiron

Manchester United po e konsideron seriozisht mesfushorin Bruno Guimaraes si zëvendësues afatgjatë të Casemiros në mesfushë.

Sipas “CaughtOffside”, drejtuesit e klubit anglez e shohin mesfushorin brazilian si një profil ideal për të udhëhequr repartin e mesfushës në vitet e ardhshme.

“Manchester United e konsideron Guimaraes ideal për mesfushën. Ai është një lojtar i aftë ta mbajë skuadrën të balancuar për shumë vite”, raporton mediumi britanik.

Braziliani ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Newcastle United këtë sezon, duke kontribuar me 16 gola dhe asistime, ndërsa ka qenë dirigjenti kryesor i lojës në skuadrën e drejtuar nga Eddie Howe.

Forma e tij e mirë ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha në Evropë, por Newcastle nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë mesfushorin e tij kryesor.

Raporti shton se skuadra angleze aktualisht po zhvillohen bisedime për një kontratë të re, me qëllim që roli i Guimaraes të forcohet edhe më shumë si figurë qendrore në projektin e klubit.

Nga ana tjetër, Manchester United po planifikon një verë shumë aktive në tregun e transferimeve. Raportohet se klubi mund të shpenzojë rreth 230 milionë funte për të përforcuar skuadrën, ndërsa rreth 80 milionë funte mund të ndahen për transferimin e Guimaraes, i cili shihet si një nga prioritetet kryesore për mesfushën./Telegrafi