“Sherrin kemi me ia pa edhe më tutje” – Ramosaj reagon ashpër ndaj Kurtit pas deklaratës së Rashiqit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, pas debatit të fundit që është hapur rreth çështjes së 24 hektarëve tokë të Manastirit të Deçanit dhe deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ramosaj ka kritikuar veprimet dhe vendimet e Kurtit, duke thënë se ato nuk e befasojnë.

“Personalisht nuk çuditem me veprimet dhe vendimet e këqija të Albin Kurtit, në fakt ka vepruar me logjikën antishtetërore mbi të cilën është ngritur ky mashtrues. Sherrin kemi me ia pa edhe më tutje”, ka shkruar Ramosaj.