Gazetari Bardh Maxhuni flet për rivalitetin e ashpër për titull në Superligën e Kosovës

Sport

Në episodin më të ri të podcastit Arena e Yjeve vjen analiza nga gazetaret e Telegrafit për ngjarjet në futbollin evropian si dhe në atë vendor. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis. Gazetari Bardh Maxhuni ka folur për garën e ashpër për titull në Superligën e Kosovës, ku e ka cilësuar si […]

Madhësia e shkronjave

Në episodin më të ri të podcastit Arena e Yjeve vjen analiza nga gazetaret e Telegrafit për ngjarjet në futbollin evropian si dhe në atë vendor. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Gazetari Bardh Maxhuni ka folur për garën e ashpër për titull në Superligën e Kosovës, ku e ka cilësuar si fat të mirë për Dritën që pavarësisht se morën pjesë në garat evropiane, nuk kanë mbetur mbrapa në luftën për titull.

“Një avantazh që garat evropiane i ka përfunduar dhe do të fokusohet tani vetëm në ligë. Edhe po besoj që fat i mirë për Dritën që pavarësisht se ka qenë e koncentruar edhe në gara evropiane, prapë po e shohim që me Ballkanin është baras me pikë, me Prishtinën ka dy pikë më shumë”.