Bashkëshortja e Charles Leclerc, tregon pse vendosi ta bëjë vetë grimin në ditën e dasmës

Influencuerja Alexandra Leclerc ka zbuluar disa detaje nga dasma e saj me yllin e Formula 1, Charles Leclerc.

Në një video të publikuar më 5 mars për Vogue Australia, Alexandra, 23 vjeçe, shpjegoi se si vendosi të bënte vetë grimin në ditën e saj të dasmës.

“Thjesht doja të dukesha si vetja ime. Nuk doja të vendosja shumë më tepër grim se zakonisht apo të bëja diçka krejtësisht ndryshe nga ajo që bëj normalisht, sepse doja të dukesha si unë në ditën time të veçantë dhe që pas 10 vitesh ta shoh dhe të mos pendohem për zgjedhjet e mia të grimit,” tha ajo.