Bajraktari: Nëse Kushtetuesja vendos masë të përkohshme, dekreti anulohet

Avokati Ardian Bajraktari në emisionin “Gazeta” ka komentuar situatën e fundit sa i përket zgjedhjes së presidentit/es.
Ai ka thënë se nëse Kushtetuesja vendos masë të përkohshme atëherë dekreti do të anulohet, raporton Gazeta10.
“Tashmë janë dy lëndë në Gjykatën Kushtetuese pavarësisht se në bindjen time kërkesa e parë është kërkesë koti, dhe po shpresojë se e njëjta nuk do të merrët fare në konsideratë nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa sa i përket cështjes së dekretit për aq kohë sa nuk ka një vendim të gjyaktës për aprovim e kërkesës për masë të përkohshme përkatësisht masë sigurie atëherë ai është në fuqi dhe rrjedhimisht mund të prodhojë efekte juridike, subjektet politike do të duhej që të gjitha pa përjashtim të përgjigjeshin ftesës së presidentes Osmani për takim konsultativ sa i përket pjesës së zgjedhjeve ndërsa nëse aprovohet kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për aprovim të masës së përkohëshme i bie që dekreti i presidentes për shpërndarje të legjislaturës së dhjetë atëherë pezullohet dhe duhet të pritet vendimi përfundimtar i gjykatës”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10