Akuzat për monarki e arbitraritet, Hollaj: Turp, presidentja e zbatoi atë që Kushtetuta e kërkon!

Nacionale

<div><div><img width="612" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826776-akuzat-per-monarki-e-arbitraritet-hollaj-turp-presidentja-e-zbatoi-ate-qe-kushtetuta-e-kerkon.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="akuzat-per-monarki-e-arbitraritet,-hollaj:-turp,-presidentja-e-zbatoi-ate-qe-kushtetuta-e-kerkon!" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="612" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826776-akuzat-per-monarki-e-arbitraritet-hollaj-turp-presidentja-e-zbatoi-ate-qe-kushtetuta-e-kerkon.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="akuzat-per-monarki-e-arbitraritet,-hollaj:-turp,-presidentja-e-zbatoi-ate-qe-kushtetuta-e-kerkon!"></p>Shefja e stafit të presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, i është përgjigjur akuzave të sotme pas dekretit të nxjerrë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Hollaj tha se e para e shtetit e ka zbatuar atë që kërkohet nga Kushtetuta, e jo dëshirën e saj – sepse në të kundërtën do të bënte shkelje kushtetuese. Deklarimet</div>

Madhësia e shkronjave

Shefja e stafit të presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, i është përgjigjur akuzave të sotme pas dekretit të nxjerrë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Hollaj tha se e para e shtetit e ka zbatuar atë që kërkohet nga Kushtetuta, e jo dëshirën e saj – sepse në të kundërtën do të bënte shkelje kushtetuese.
Deklarimet e sotme ndaj saj, ajo i ka quajtur turp për ata që nuk pranojnë interpretime ndryshe.
“Presidentja zbatoi atë që Kushtetuta kërkon. Pra, kreu një detyrim kushtetues e jo një dëshirë. Ajo do ta shkelte Kushtetutën sikur mos ta nxirrte një dekret të tillë.
Ta akuzosh atë për verbërim pushteti, monarki, arbitraritet e lloj-lloj fyerjesh që është turp t’i përmendim këtu, tregon se nuk keni as tolerancë minimale për njerëzit që thjesht mund të kenë interpretim ndryshe të Kushtetutës nga ai i juaji. Presidentja vetë ka thënë se e mirëpret dërgimin e këtij dekreti në Gjykatën Kushtetuese dhe se çfarëdo vendimi do ta respektojë.
Në një republikë, zelli për Kushtetutën është detyrë, jo ambicie.”