GP i LVV-së dhe ai i PDK-së mblidhet për çështjen e presidentit/es

Orët e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit/es ka aktivizuar lëvizjen Vetëvendosje, por këtu ka përfshi edhe PDK-në, pasi që disa deputetë të kësaj të fundit raportohet të jenë kontaktuar nga ministri i Familjes për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.
Hoti po ashtu u raportua të jetë emri i LVV-së për kandidat për president, pasi që Glauk Konjufca ka refuzuar një post të tillë.
Megjithëkëtë LVV do të mbledhë Grupin Parlamentar. Po ashtu edhe PDK do të mblidhet në ora 14:00 në zyrat e GP në Kuvend.