Mbrojtësi Mërgim Vojvoda e ka fituar çmimin “Lojtari më i mirë i ndeshjes” pas paraqitjes fantastike ndaj Juventusit.
Como arriti fitore me rezultat 0-2, ku golin e epërsisë e shënoi Mërgim Vojvoda, që realizoi supergol.
Përpos golit, Vojvoda kompletoi 23 nga 28 pasime që tentoi, si dhe arriti të fitonte tre duele, për të qenë i vlerësuar me notën 7.8 nga “SofaScore”.
Kësisoj, Serie A e ka shpallur si lojtarin më të mirë të kësaj ndeshje.
“Mërgim Vojvoda është lojtari i ndeshjes #JuveComo”, shkruan ndër të tjera në komunikatë Serie A.
Como pas asaj fitore po vazhdon luftën për të hyrë në top katër, me shpresën që për herë të parë në histori ta sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Vojvoda shpallet lojtari i ndeshjes pas triumfit ndaj Juventusit
