Donald Trump vendos të mbrojë dekorimet e arta të Zyrës Ovale nga presidentët e ardhshëm.
Presidenti amerikan ka nënshkruar një dekret përmes të cilit synon të mbrojë pamjen historike të Zyrës Ovale dhe Sallës së Kabinetit në Shtëpinë e Bardhë nga ndryshimet e mundshme prej presidentëve të ardhshëm.
Vendimi vjen pasi 80-vjeçari ka ndryshuar dukshëm pamjen e Zyrës Ovale, duke e mbushur atë me dekorime të arta, portrete dhe elemente luksoze.
Trump synon që këto ambiente të ruhen si pjesë e trashëgimisë historike të Shtëpisë së Bardhë.
Megjithatë, dekreti nuk ua ndalon plotësisht presidentëve të ardhshëm ndryshimin e dekorit dhe mobilieve, ndërsa ata mund ta shfuqizojnë vetë vendimin.
Ndryshimet luksoze të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë kanë nxitur edhe kritika publike. /Telegraf/