Aksident i rëndë i autobusit në Francë, të paktën dy të vdekur

Bota

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten në lindje të Francës, ku një autobus me 43 udhëtarë doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Si pasojë, një fëmijë dhe një i ri humbën jetën, ndërsa 16 persona të tjerë u lënduan. Aksidenti ndodhi rreth orës 07:00 në qytetin Lent, derisa autobusi […]

Madhësia e shkronjave

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten në lindje të Francës, ku një autobus me 43 udhëtarë doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Si pasojë, një fëmijë dhe një i ri humbën jetën, ndërsa 16 persona të tjerë u lënduan.

Aksidenti ndodhi rreth orës 07:00 në qytetin Lent, derisa autobusi po udhëtonte nga Lyoni drejt Bourg-en-Bresse. Në mesin e 43 udhëtarëve ishin edhe 15 fëmijë.

Sipas prokurorisë së Bourg-en-Bresse, tre persona janë në gjendje kritike, ndërsa 13 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta, shkruan bbc.

Shoferi i autobusit, i cili gjithashtu është lënduar, është dërguar në spital dhe ende nuk është marrë në pyetje nga policia.

Ministri francez i Arsimit, Edouard Geffray, konfirmoi se në mesin e udhëtarëve kishte nxënës, duke shprehur keqardhje për aksidentin.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar ekipet e emergjencës, helikopterët mjekësorë dhe më shumë se 100 zjarrfikës. Të lënduarit rëndë janë transportuar drejt një spitali të specializuar.

Ndërkohë, ndërtesa e komunës së qytetit është hapur për të ofruar strehim dhe për të koordinuar operacionet e ekipeve të emergjencës. /Telegrafi/

Komentet