Në sheshin qendror të Prishtinës po vazhdon marshi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.
Mijëra qytetarë nga shumë qytete të Kosovës dhe pjesë të trojeve shqiptare i janë bashkuar thirrjes për këtë tubim më 17 shkurt në qendër të Prishtinës, derisa gjykimi në Hagë kundër Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ka hyrë në fazën e fundit.
Një prej organizatorëve të këtij marshi, Ismail Tashoill, ka thënë se përmes këtij tubimi iu dërgohet mesazh krerëve të UÇK-së në Hagë se s’janë vetëm.
“Sot ish-krerëve të UÇK-së ua dërgojmë mesazhin se nuk janë vetëm – pas jush qëndron një komb i tërë”, ka thënë Tasholli.
Në tubim ka folur edhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila ka kërkuar liri për çlirimtarët.
“Faleminderit që i shërbyet atdheut kur më së shumti kishte nevojë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi duhet të lirohen, ata e mbrojtën popullin e vet”, ka thënë ajo.
Vazhdon marshi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, mijëra qytetarë të pranishëm
<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/822342-vazhdon-marshi-ne-perkrahje-te-ish-krereve-te-uck-se-ne-hage-mijera-qytetare-te-pranishem.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="vazhdon-marshi-ne-perkrahje-te-ish-krereve-te-uck-se-ne-hage,-mijera-qytetare-te-pranishem" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/822342-vazhdon-marshi-ne-perkrahje-te-ish-krereve-te-uck-se-ne-hage-mijera-qytetare-te-pranishem.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="vazhdon-marshi-ne-perkrahje-te-ish-krereve-te-uck-se-ne-hage,-mijera-qytetare-te-pranishem" loading="lazy"></p>Në sheshin qendror të Prishtinës po vazhdon marshi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë. Mijëra qytetarë nga shumë qytete të Kosovës dhe pjesë të trojeve shqiptare i janë bashkuar thirrjes për këtë tubim më 17 shkurt në qendër të Prishtinës, derisa gjykimi në Hagë kundër Hashim Thaçi, Kadri Veselit</div>






