Urimi i Macronit në 18 vjetorin e Pavarësisë – kërkon zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit

Nacionale

<div><div><img width="523" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/822187-urimi-i-macronit-ne-18-vjetorin-e-pavaresise-kerkon-zbatimin-e-marreveshjeve-te-bruks699396e9c92a8.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="urimi-i-macronit-ne-18-vjetorin-e-pavaresise-–-kerkon-zbatimin-e-marreveshjeve-te-brukselit-dhe-ohrit" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="523" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/822187-urimi-i-macronit-ne-18-vjetorin-e-pavaresise-kerkon-zbatimin-e-marreveshjeve-te-bruks699396e9c92a8.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="urimi-i-macronit-ne-18-vjetorin-e-pavaresise-–-kerkon-zbatimin-e-marreveshjeve-te-brukselit-dhe-ohrit" loading="lazy"></p>Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër urimi nga homologu i saj francez, Emmanuel Macron me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë. Në letrën e Macronit, shkruan se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet një çështje e sigurisë evropiane dhe se Franca e mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ai</div>

Madhësia e shkronjave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër urimi nga homologu i saj francez, Emmanuel Macron me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë.
Në letrën e Macronit, shkruan se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet një çështje e sigurisë evropiane dhe se Franca e mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Ai ka deklaruar se Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit kanë përcaktuar drejtimin, duke ashtuar se u takon dy palëve që t’i zbatojnë.
“Duke u mbështetur në vlerat tona të përbashkëta, në fusha po aq të ndryshme sa edhe thelbësore, si olimpizmi, frankofonia apo promovimi i të drejtave të grave, shpresoj që bashkëpunimi ynë të mund të zhvillohet në fusha kyçe për të ardhmen e Kosovës, përfshirë edhe përmes forcimit të shkëmbimeve tona ekonomike”, thuhet në letrën e Macron.
Shefi i shtetit francez, theksoi se ribashkimi i kontinentit evropian kalon përmes anëtarësimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Përballë çrregullimit dhe brutalizimit të botës, uniteti i kontinentit tonë duhet të mbetet prioriteti ynë i përbashkët”, ka theksuar Macron.