Vance surprizon me kostumin e tij për Halloween – ndan fotografi familjare

Life/Bizare

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka festuar Halloween-in me një kostum të frymëzuar nga seria e famshme “Harry Potter”. Ai është shfaqur i veshur si Albus Dumbledore. Familja Vance ka ndarë në rrjetet sociale fotografi dhe video nga festa, duke tërhequr vëmendjen me kostumet e tyre tematike. Happy Halloween from the Second Family! https://t.co/N4mbc6BowX— Vice President […]

Madhësia e shkronjave

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka festuar Halloween-in me një kostum të frymëzuar nga seria e famshme “Harry Potter”.

Ai është shfaqur i veshur si Albus Dumbledore.

Familja Vance ka ndarë në rrjetet sociale fotografi dhe video nga festa, duke tërhequr vëmendjen me kostumet e tyre tematike.

Në video, Vance shfaqet me paruke të gjatë ngjyrë gri, kapelë dhe mantel argjendi, ndërsa mban në krahë djalin e tij, i cili ka veshur një kapelë të thurur me veshë të mëdhenj, të ngjashëm me personazhin Dobby.

Në një fotografi familjare shfaqen edhe pjesëtarët e tjerë të familjes, të gjithë të veshur sipas personazheve të universit të Harry Potter.

Njëri prej fëmijëve ishte veshur si Harry Potter, ndërsa një tjetër kishte zgjedhur kostumin e një merimange.

Fotografitë ishin realizuar në një ambient të dekoruar me kunguj dhe ndriçim festiv vjeshtor.

Vance e shoqëroi fotografinë me një urim për Halloween në emër të gjithë familjes.

Komentet