​Kuvendi mblidhet të enjten, këto projektligje pritet të shqyrtohen

Nacionale

Seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten në ora 12:00. Në mesin e pikave të propozuara për seancën e radhës janë shqyrtimi i parë i tri projektligjeve, Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjit për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë. Deputetët […]

Madhësia e shkronjave

Seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten në ora 12:00.

Në mesin e pikave të propozuara për seancën e radhës janë shqyrtimi i parë i tri projektligjeve, Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjit për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Deputetët pritet të shqyrtojnë edhe Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2025.

Në rend dite janë paraparë gjithashtu propozimet e grupeve parlamentare të LVV-së, PDK-së dhe Listës Serbe për zëvendësimin ose emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare./kp/

Komentet