Taylor Swift dhe shoqja e saj zbulojnë zakonin e çuditshëm që bashkëshortët e tyre duhet ta durojnë

Magazina

Taylor Swift ka ndarë me fansat një detaj humoristik nga miqësia shumëvjeçare me shoqen e saj më të mirë, Abigail Anderson. Këngëtarja tregoi se të dyja kanë një zakon të veçantë që bashkëshortët e tyre duhet ta durojnë: flasin me zërat e personazheve të filmit Napoleon Dynamite. Gjatë një bisede për filmin e animuar Toy […]

Madhësia e shkronjave

Taylor Swift ka ndarë me fansat një detaj humoristik nga miqësia shumëvjeçare me shoqen e saj më të mirë, Abigail Anderson.

Këngëtarja tregoi se të dyja kanë një zakon të veçantë që bashkëshortët e tyre duhet ta durojnë: flasin me zërat e personazheve të filmit Napoleon Dynamite.

Gjatë një bisede për filmin e animuar Toy Story 5, ku ishte e pranishme së bashku me regjisorin Andrew Stanton, Swift kujtoi njohjen me Abigail në kohën kur u shpërngul në Nashville, në moshën 14-vjeçare, shkruan DailyMail.

Ajo tregoi se që në fillim kishin zbuluar se ndanin të njëjtin sens humori dhe se u pëlqente të imitonin mënyrën e të folurit të personazheve të Napoleon Dynamite.

Sipas këngëtares, këtë vazhdojnë ta bëjnë edhe sot, pavarësisht se tashmë janë të martuara.

Swift e lidhi miqësinë e tyre me historinë e personazheve Bonnie dhe Blaze në Toy Story 5, duke theksuar rëndësinë e gjetjes së dikujt që të pranon dhe të kupton edhe në anët më të çuditshme të karakterit.

Ndërkohë, këngëtarja pritet të rikthehet në ceremoninë e CMA Awards më 18 nëntor, pas dhjetë vitesh mungesë. Kënga e saj nga Toy Story 5 është nominuar në kategorinë “Kënga e Vitit”. /Telegrafi/

Komentet