Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Pejë, Klinë, Prishtinë, Lipjan dhe Viti, ndërsa në rastet e raportuara janë përfshirë disa viktima dhe të dyshuar.
Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa rastet janë trajtuar në koordinim me Prokurorinë.
Rasti i parë është raportuar më 1 nëntor 2026, rreth orës 16:40, në Klinë. Sipas raportit policor, një grua kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
“Klinë / 01.11.2026 – 16:40. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë, më 31 tetor, rreth orës 06:00. Edhe në këtë rast, një grua kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një mashkull kosovar, si pasojë e së cilës ka pranuar tretman mjekësor”.
Lidhur me rastin, policia ka intervistuar palët e përfshira, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti mbetet në procedurë hetimore.
“Pejë / 31.10.2026 – 06:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar ku dhe si pasojë kishte pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.Ndërkaq, një rast i kanosjes dhe dhunës në familje është raportuar gjithashtu në Klinë, më 1 nëntor, rreth orës 23:30”, thuhet në raport.
Sipas policisë, një mashkull kosovar dyshohet se ka kryer veprën e kanosjes ndaj një viktime mashkull kosovar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar të dyshuarin.
Me vendim të prokurorit, edhe ky i dyshuar është dërguar në mbajtje.
“Klinë / 01.11.2026 – 23:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Po ashtu është raportuar më 1 nëntor, rreth orës 14:00, në Prishtinë. Sipas raportit policor, një grua kosovare dyshohet se është kanosur verbalisht nga një mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.
“Prishtinë / 01.11.2026 – 14:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor”.
Një rast tjetër është regjistruar në Lipjan, më 1 nëntor, rreth orës 19:53. Një grua kosovare dyshohet se është sulmuar nga një mashkull kosovar pas një mosmarrëveshjeje. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe, me vendim të prokurorit, është liruar.
“Lipjan / 01.11.2026 – 19:53. Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit është liruar”.
Ndërkaq, në Prishtinë, më 1 nëntor, rreth orës 19:00, është raportuar edhe një rast tjetër i dhunës në familje, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje kosovare. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë / 01.11.2026 – 19:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Rasti i shtatë është regjistruar në Viti, më 31 tetor, rreth orës 16:00. Policia ka arrestuar një mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave, një gruaje dhe një burri kosovarë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit dhe me rekomandim të specialistit, i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor, nën mbikëqyrjen e policisë.
“Viti / 31.10.2026 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër dhe viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit me rekomandim të specialistit është dërguar për trajtim mjekësor, nën mbikëqyrje të policisë”, bëhet e ditur në raport.
Të gjitha rastet janë duke u trajtuar nga organet kompetente. /Telegrafi/