I kërkuari nga Gjermania arrestohet në Kosovë

Nacionale

<div><div><img width="621" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/822129-i-kerkuari-nga-gjermania-arrestohet-ne-kosove.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="i-kerkuari-nga-gjermania-arrestohet-ne-kosove" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="621" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/822129-i-kerkuari-nga-gjermania-arrestohet-ne-kosove.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="i-kerkuari-nga-gjermania-arrestohet-ne-kosove" loading="lazy"></p>Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), ka arrestuar një person të dyshuar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar. Më 16 shkurt 2026, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë e tjera të Policisë së Kosovës, kanë realizuar arrestimin e një shtetasi të Kosovës. I</div>

Madhësia e shkronjave

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), ka arrestuar një person të dyshuar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.
Më 16 shkurt 2026, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë e tjera të Policisë së Kosovës, kanë realizuar arrestimin e një shtetasi të Kosovës. I njëjti ishte në kërkim përmes INTERPOL-it, me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë.
Sipas njoftimit, personi dyshohet për kryerjen e veprave penale “lëndim i rëndë me pasojë vdekjen” dhe “vandalizëm”.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore.