Sulltani i Omanit, Haitham bin Tarik Al Said, mbërriti të dielën në Pekin për një vizitë historike, duke shënuar udhëtimin e parë të një kreu shteti omanez në Kinë, raportoi shërbimi shtetëror CGTN.
Vizita shtetërore dyditore zhvillohet 48 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, në maj të vitit 1978.
Presidenti kinez, Xi Jinping, do të organizojë të hënën një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje për sulltanin në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin, sipas gazetës Muscat Times.
Vizita, e cila zhvillohet me ftesë të presidentit Xi, nxjerr në pah lidhjet historike dhe bashkëpunimin në rritje mes Omanit dhe Kinës në sektorë të ndryshëm.
Udhëtimi zhvillohet në një kohë kur SHBA-ja dhe Irani mbeten të përfshirë në një konflikt që nisi në shkurt, kur Washingtoni dhe Izraeli nisën një luftë kundër Teheranit.
Omani është gjithashtu furnizuesi i pestë më i madh i Kinës me naftë bruto dhe partneri i katërt më i madh tregtar i saj ndër vendet arabe.
Tregtia dypalëshe arriti në 36,73 miliardë dollarë në vitin 2024. /AA/