Arsenali ka marrë tre pikë të mëdha në udhëtim te Liverpooli, në kuadër të xhiros së nëntë në Ligën Premier.
“Reds” fituan me rezultat minimal 0-1, sfidë ku u vendos te goli i hershëm.
Declan Rice dhuroi një asistim preciz te Kai Havertz, i cili e kishte të lehtë të shënonte në portën e zbrazur (16’).
Arsenali pastaj kishte edhe një rast të mirë përmes Bruno Guimaraes mirëpo që braziliani dështoi ta finalizonte.
🚨🎥| No penalty for Liverpool here. 😳 https://t.co/jblcreb4Ik
— Kalshi FC (@KalshiFC) November 1, 2026
Pas kësaj, Liverpooli krijoi disa mundësi shënimi por që Isak dhe Gakpo assesi s’ia dolën t’i finalizonin.
Pjesa e dytë ishte më e qetë, me Liverpoolin që mbajti posedimin por që mysafirët u tërhoqën në mbrojtje për ta mbajtur portën e paprekur.
Kësisoj, falë kësaj fitore – Arsenali merr “timonin” e Ligës Premier me 24 pikë ndërsa Liverpooli zë pozitën e pestë me 15 sosh./Telegrafi/