Presidentja Osmani priti Kryeministrin Rama, fokus koordinimi Kosovë–Shqipëri dhe zhvillimet rajonale

Nacionale

<div><div><img width="524" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/822058-presidentja-osmani-priti-kryeministrin-rama-fokus-koordinimi-kosove-shqiperi-dhe-zhvi69930471551e6.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="presidentja-osmani-priti-kryeministrin-rama,-fokus-koordinimi-kosove–shqiperi-dhe-zhvillimet-rajonale" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="524" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/822058-presidentja-osmani-priti-kryeministrin-rama-fokus-koordinimi-kosove-shqiperi-dhe-zhvi69930471551e6.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="presidentja-osmani-priti-kryeministrin-rama,-fokus-koordinimi-kosove–shqiperi-dhe-zhvillimet-rajonale" loading="lazy"></p>Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin diskutuan për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe zhvillimet rajonale. Në fokus të bisedimeve ishte koordinimi i ngushtë politik dhe institucional, si dhe përkushtimi i ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, në funksion të</div>

Madhësia e shkronjave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin diskutuan për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe zhvillimet rajonale.
Në fokus të bisedimeve ishte koordinimi i ngushtë politik dhe institucional, si dhe përkushtimi i ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, në funksion të avancimit të interesave strategjike të përbashkëta. Të dy liderët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, si dhe rolin konstruktiv të të dyja shteteve në nisma ndërkombëtare që promovojnë paqen dhe bashkëpunimin.
Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e angazhimit në kuadër të Bordit të Paqes, duke nënvizuar rolin e përbashkët në iniciativa globale që mbështesin dialogun, sigurinë dhe vlerat demokratike.
“Kosova dhe Shqipëria janë të nderuara me ftesën nga Presidenti Donald Trump në Bordin e Paqes, si dëshmi e respektit dhe partneritetit me aleatët strategjikë”, u shpreh Osmani.
Të dy udhëheqësit riafirmuan vullnetin për thellimin e bashkëpunimit vëllazëror ndërmjet dy shteteve, duke përfshirë partneritetin ekonomik, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe krijimin e mundësive konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.
Presidentja Osmani përgëzoi Kryeministrin Rama për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë si një zhvillim që forcon perspektivën evropiane të gjithë rajonit. Në përmbyllje, Kryeministri Rama uroi Presidenten Osmani dhe qytetarët e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë, duke rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për shtetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës. /Telegrafi/