Ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit do të vazhdojë sot me deklaratën përmbyllëse. Mbrojtja e tij, e udhëhequr nga avokatja Venkateswari Alagendra ka nisur parashtrimet përfundimtare pasditen e së premtes. Ajo ka thënë para trupit gjykues se klienti i saj po privohet padrejtësisht nga liria tash e pesë vjet.
Avokatja e Krasniqit tha se ekziston vetëm një opsion – që Krasniqi të shpallet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës dhe të kthehet pranë familjes së tij. Mbrojtja e Jakup Krasniqit ka një orë e gjysmë kohë për të përfunduar parashtrimet përfundimtare. Pas kësaj, trupi gjykues për dy orë do të parashtrojë pyetje për palët. E më pas radhën e ka Zyra e Prokurorit të Specializuar për kundërpërgjigje.
Katërshja e UÇK-së do t’i drejtohet trupit gjykues të mërkurën me deklaratat përmbyllëse, secili nga 20 minuta. Kjo shënon fazën përfundimtare të procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West ka kërkuar dënim me burgim prej 45 vitesh, për secilin nga ish-krerët e UÇK-së.
Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit kanë kërkuar që të njëjtit të shpallen të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Ata kanë deklaruar para trupit gjykues se nuk ka asnjë provë që argumenton pretendimet e ZPS-së për krime lufte.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese. Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Mbrojtja e Jakup Krasniqit vazhdon deklaratën përmbyllëse në Hagë
<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821971-mbrojtja-e-jakup-krasniqit-vazhdon-deklaraten-permbyllese-ne-hage.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="mbrojtja-e-jakup-krasniqit-vazhdon-deklaraten-permbyllese-ne-hage" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821971-mbrojtja-e-jakup-krasniqit-vazhdon-deklaraten-permbyllese-ne-hage.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="mbrojtja-e-jakup-krasniqit-vazhdon-deklaraten-permbyllese-ne-hage"></p>Ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit do të vazhdojë sot me deklaratën përmbyllëse. Mbrojtja e tij, e udhëhequr nga avokatja Venkateswari Alagendra ka nisur parashtrimet përfundimtare pasditen e së premtes. Ajo ka thënë para trupit gjykues se klienti i saj po privohet padrejtësisht nga liria tash e pesë vjet. Avokatja e Krasniqit tha se ekziston vetëm një opsion</div>






