876 kuaj fuqi dhe luks maksimal, zubulohet Bentley Torcal First Edition

Teknologji

Bentley prezanton Torcal First Edition, SUV-në e re elektrike që vjen me 876 kuaj fuqi dhe përshpejtim nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.9 sekonda. Shpejtësia maksimale arrin rreth 261 km/h. Modeli dallohet për rrotat, detajet prej fibrash karboni dhe elementet ekskluzive të dizajnit, që i japin një pamje sportive dhe elegante. Në brendësi, […]

Madhësia e shkronjave

Bentley prezanton Torcal First Edition, SUV-në e re elektrike që vjen me 876 kuaj fuqi dhe përshpejtim nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.9 sekonda.

Shpejtësia maksimale arrin rreth 261 km/h.

Modeli dallohet për rrotat, detajet prej fibrash karboni dhe elementet ekskluzive të dizajnit, që i japin një pamje sportive dhe elegante.

Në brendësi, Bentley ofron ulëse luksoze me mundësi të gjera personalizimi, materiale cilësore dhe pajisje të avancuara për komoditetin e pasagjerëve.

Ndër veçoritë kryesore janë dyert me hapje elektrike, çatia speciale dhe sistemi audio Naim for Bentley me 28 altoparlantë dhe fuqi prej 1,780 vatësh.

First Edition pozicionohet si versioni më i fuqishëm dhe më i pajisur i gamës, duke kombinuar performancën elektrike me luksin karakteristik të Bentley-t.

Komentet