Shqiprim Musliu ka reaguar me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshja e Konçulit, duke vlerësuar se marrëveshja që duhej të sillte paqe, siguri dhe barazi për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ka mbetur e pazbatuar.
Sipas tij, edhe pas 25 vitesh, shqiptarët në Luginën e Preshevës vazhdojnë të përballen me diskriminim, presion institucional dhe mungesë të të drejtave elementare.
“25 vite pritje, durim dhe padrejtësi për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Marrëveshja që duhej të sillte paqe, siguri dhe barazi, sot mbetet një premtim i shkelur dhe një plagë e hapur për popullin shqiptar në Luginë”, ka shkruar Musliu.
Ai ka theksuar se në vend të respektimit të marrëveshjes, sipas tij, në Luginë vazhdon militarizimi, prania e bazave ushtarake dhe presioni policor ndaj shqiptarëve.
Në reagimin e tij, Musliu ka përmendur edhe pozitën e ish-ushtarëve të UÇPMB, për të cilët thotë se pas dorëzimit të armëve janë përballur me arrestime, përndjekje dhe padrejtësi.
Ai ka bërë thirrje që Marrëveshja e Konçulit të rishikohet dhe faktori ndërkombëtar të angazhohet për zbatimin e plotë të saj.
“Pa drejtësi nuk ka paqe, e pa barazi nuk ka stabilitet”, thuhet në reagimin e tij./BujanociNet/
25 vite nga Marrëveshja e Konçulit – Shqiprim Musliu: Premtimet për shqiptarët e Luginës mbetën të parealizuara
Shqiprim Musliu ka reaguar me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshja e Konçulit, duke vlerësuar se marrëveshja që duhej të sillte paqe, siguri dhe barazi për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ka mbetur e pazbatuar.Sipas tij, edhe pas 25 vitesh, shqiptarët në Luginën e Preshevës vazhdojnë të përballen me diskriminim, presion institucional dhe mungesë të […]





