Kategorizuar | Lajme të tjera

Rusia ndërton bazë në kufi me Kosovën?

Rusia ndërton bazë në kufi me Kosovën?

Moskë, 7 shkurt – Në disa vende të Ballkanit (para së gjithash në Kosovë dhe në Maqedoni), shkruajnë disa medie ruse, po pëshpëritet se Rusia mund të ndërtojë bazën ushtarake në Serbi afër kufirit me Kosovën. Kjo, sipas spekulimeve, mund të jetë përgjigjja e Rusisë për zgjerimin e NATO-s në Lindje. Për instalimet e mundshme ushtarake ruse në Serbi spekulimet filluan menjëherë pas vizitës së vjetme në vjeshtë të Medvedevit në Beograd. Burimi rus i ministrisë së Mbrojtjes hedh poshtë këto rrëfime, edhe pse pohon se atëherë ishte folur për qendrën e përbashkët logjistike te Nishi. Ndërtimi duhet të fillojë shpejt afër aeroportit të Nishit, pjesa civile e të cilit në bashkëpunim me rusët po zgjerohet. Ndërtimi i “qendrës” është në kompetencë të ministrisë për Situata Emergjente e jo të ministrisë së Mbrojtjes, ka thënë një burim anonim zyrtar rus për gazetën kroate “Jutarnji List”. Nëpër Nish kalon traseja e Rrjedhës Jugore të gazsjellësit, si dhe Korridori X transportues evropian. Fqinjët ballkanikë të Serbisë, shkruajnë mediet ruse, tërheqin vëmendjen se Ministria e Emergjencave në të vërtetë është “gjysmushtarake”. “Economisti” britanik, ndërkaq, transmeton fjalët e përfaqësuesit të NATO-së se “NATO di për iniciativën ruse në Nish, por kjo në aleancë nuk shkakton shqetësim”.RussianArmySoldiers

One Response to “Rusia ndërton bazë në kufi me Kosovën?”

  1. Egzon Salihi thotë:

    qysh more edhe rust me qel baz n’serbi , nuk pe shof per qfar arsye me qel kta baz? A lufta qe oshte tu u zhvillu te na a?

Trackbacks/Pingbacks


Radio Bujanoci.Net

Gallery

kuvendi-komunal2 liqeni_i_jezeres_-_bujanoc negoca-foto8 banesa_te_stacioni_busit_1

Arkiva e lajmeve

 

Kalendari

Shtator 2010
h m m e p s d
« Gus    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930