Shkruan : Refik HASANI
Institucionet e Kosovës nuk duhet të hezitojn edhe më tej,por Parlamenti i Kosovës duhet të pregadit dhe të miratoj një deklaratë,pse jo edhe një rezolut lidhur me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve për Krahinën e mbetur nënë administrimn e serbisë.Shqiptarët nga kjo pjesë me të drejtë presin që Kosova të ngrit zërin,shtroj dhe mbroj të drejtat tona që na takojnë si ato individuale dhe ato kolektive.Prandaj edhe në sesionin e 65-të,të Asambles së Përgjithshme delegacioni i Kosovës ta përmendë problematikën e shqiptarëvve të mbetur nën administrimin e serbisë.Kur Boris Tadiqi presidenti i tanishëm i Republikës së Serbisë në një nga sesionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së përmendi dhe lexoi një letër nga një vajzë të fshatit Boston të Komunës së Novobërdës të Kosovës.Kjo ishte një letër mashtruese dhe inegztence që dëshiroi ta mashtroj opinionin botëror dhe gjithë Këshillin e Sigurimit.Pse Kosova duhet të ngurroj që të shtroj çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve nga kjo pjesë,në të gjitha instancat Evropiane deri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duhet ta ngritë këtë problematik.Kjo pjesë nuk duhet dhe nuk mundë të jetë një monedhë dhe çmim që Serbia duhet ta njoh Kosovën dhe të sakrifikohen shqiptarët nga tri Komunat,që Serbia duhet apo nuk duhet t’ju pranoj të drejtat shqiptarëve në tri Komunat.Shqiptarët nga Komuna e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës janë një kartë e fortë për Kosovën nëse dihet të shfrytëzohet mirë,duhet të jenë një balansues në masën e kanarit politik dhe diplomatik me serbët lokal të Kosovës.
Prishtina së bashku me Tiranën në Këshillin e sigurimit të OKB-së ta ngritin çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve nga Komuna e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës .
Çështja e shqiptarëve nga Komuna e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës të jetë edhe në agjendën, fjalorin dhe temën e bisedave në të gjitha nivelet për të gjithë,veqmas nga Presidenti,Kryeministri,kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Ministri i punëve të jashtme.Për diplomacin e Tiranës dhe politikën e Prishtinës hapsira e tri komunave ende është-temë tabu,prandaj duhet sa më parë të ,, shkrihet ” kjo temë lidhur me qëndrimin që kan mbajtur dhe ende jan duke mbajtur institucionet e dy shteteve ndaj shqiptarëve në tri komunat.Është momenti i fundit që diplomacia e Tiranës në bashkëpunim me politikbërsit e Prishtinës në një nga sesionit e afërta,pse jo edhe në sesionin e caktuar në fillim të këtij muaji që është i 65-ti me radhë i Asamblesë së Përgjithshme.Asnjëher deri tani në vija institucionale të dy shtetet nuk kanë debatuar në parlamentet e tyre me ndonjë pikë të rendit të punës që ta shtrojn për diskutim prej deputetëve .
Është gabim politik dhe diplomatik nëse mendohet që Kosova i ka ,, duart e lidhura ” që ta mbroj çështjen e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve të ksaj ane.Në asnjë rastë nuk guxon të përsëritet gabimi i pafalshëm i Kryemistrit njëkohsisht ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë z.Ilir Meta vizitën që ia bëri Beogradit sivjet në filim të pranverës.Edhe në bisedimet nëse ndodhin në mesë të Prishtinës dhe Beogradit duhet të përqendrohen edhe rrethë reciprocitetit,sukcesionin e mbetur nga ish-ngrehina artificiale e quajtur Jugosllavi dhe çështjet tjera si të pagjeturit, etj Kosova veqmas pas 17 shkurti 2008,nuk ka arsye të mbrohet pse çështjen e shqiptarëve nga kjo pjese nuk e ka shtruar për ta debatuar.Me të drejtë ne popullata shqiptare nga Komuna e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës jemi duke pritur nga Tirana veqanarisht nga Prishtina që ta ngrisin zërin,mbrojnë dhe përfaqësojn edhe interesat e neve nga kjo hapsirë etnike shqiptare.Kjo krahinë është mbetur në harres,nënë mëshirën e kohës,apo si do të thoshte akademiku i ynë Rexhep Qosja,shqiptarët ngë kjo pjesë kan mbetur bijtë e askujt.Shqiptarët e ish-Jugosllavisë si qendër të shkollës dhe dijës,e kemi patur Prishtinën.Prandaj ishte si kryeqendër,edhe si rritë e të gjithë neve shqiptarëve nga kjo ngrehinë,prandaj edhe duhet të mbrohen shqiptarët e Jugosllavisë nga një qendër që quhet Prishtinë.Prandaj edhe mundë të themi lirisht se ,, Busollë e orientimit ” në të gjitha aspektet shqiptarëve të jugosllavisë e kemi patur Prishtinën.
Krahasimet,serbët lokalë të Kosovës dhe shqiptarët nga Komuna e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës
Minoriteti serbë në Kosovë i gëzon të gjitha të drejtat,bile më shumë se ç’ju takojn edhe me çdo të drejtë ndërkombëtare.Janë të përfaqësuar me njëzet ulëse në parlament të Kosovës,i udhëheqin dy ministri.Të bëjmë një krahasim që për parlamentë të Kosovës deputet është edhe z.Mihajlo Shqepanoviqë i partisë (origjinal SNS ) me 31 vota,apo z.Branisllavë Grbiq ish-ministri tani si deputet në parlament të Kosovës me 58 vota,i partisë ( origjinal,Nova Demokratjia ).Të gjitha këto mund të verifikohen,shif listën e Komisionit Qendror të votimeve për zgjedhjet e 17 nëntorit 2007.Sllobodan Samargjigj është edhe ministër i qeverisë Serbe i caktuar për punët e Kosovës.Kurse sipas statistikës në serbi për një ulëse që është ende me imunitet të deputeti të parlamentit të serbisë z.Riza Halimi nga PVD-ja ka mbledhur 17.350 vota dhe mbanë vetëm një ulëse.Qeveria e Serbis në dhjetor të vitit 2007 në qytetin e Mitrovicës ka hapur një zyrë për Serbët lokal që jetojnë në Kosovë.Të marrim një krahasim vetëm në fshatin Babush të Muhagjerve Komuna e Ferizajit që është në Magjstralen Prishtinë-Ferizaj-Shkupë vetëm nga buxheti i qeverisë së Kosovës janë investuar 35 milion euro,kurse në tri komunat nuk janë investuar këto mjete edhe pse kishte luftë të armatosur për një dekadë.Nëse faktori relevantë që në zgjedhjet e para pas luftës të vitit 1999 serbëve të Kosovës ju ka rezervuar dhjetë vende në parlamentë të Kosovës dhe dhjetë vende po ashtu ju takojnë me vota të serbëve lokal si komunitet serb.Kurse shqiptarët në parlamentin e serbisë kanë vetëm një ulëse.Serbët lokal të Kosovës posedojn një universitet publik në gjuhën e tyre në Mitrovicë.Kurse shqiptarëve nga tri komunat ju mohohet që të formohet një institucion i lartë superior në gjuhën shqipe .
Shqiptarët nga Komuna e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës janë të privuar nga të gjitha të drejtat individuale dhe kolektive .
Rajoni i ksaj krahine gjendet në jug të Serbisë,përgjatë vijës administrative me Kosovën,në një sipërfaqe tokësore prej 1249 km2,me 138 vendbanime,85 bashkësi lokale dhe17 zyre të vendit. Sipas vlerësimit të regjistrimit të vitit 1991 në tri komunat me shumicë shqiptare,jetojnë 101.549 banorë.Edhe pse kan këtë numër përafërsisht sa jan serbët lokal të Kosovës,shqiptarët sot nga tri komuna,nga Serbia vazhdimisht injorohen,përbuzen dhe shkelen të drejtat tona,nuk ka media dhe ka ngulfatje të informimit në gjuhën shqipe,mungon përkujdesja shëndetësore,nuk ka ndonjë Spital regjional,por shqiptarët bredhin për shërim herë në Prishtinë,Nish Shkupë e Beograd.Nuk u bë pagimi i dëmëve të luftës dhe nuk i investuar për kthimin e të dëbuarve dhe kategorisë së të zhvendosurve shqiptarë.Nuk ka ende amnesti për luftëtarët e UÇPMB-së,përkundrazi arrestimet nuk kan të ndalur.Përdorimi i flamurit dhe gjuhës shqipe nëpër institucioine shtetërore ende është çështje e pazgjidhur në tri Komunat e cekura.Asnjëher nuk u tërhoq një paralele krahasimore për investimet se sa janë bërë për kthim të serbëve lokal të Kosovës dhe të zhvendosurve të ardhur nga andej që janë në Kosovë.Kjo Krahinë është shëndrruar në një karantin militarizimi të forcave paramilitare me shumë baza ushtarake të ushtrisë Serbe,ku janë vendosur pjesëtarët e xhandarmërisë dhe forcave elite speciale që krijojn frikë dhe mbjellin një psikozë të pasigurisë.Në tri Komunat e cekur më lartë mungon liria e lëvizjes veçmas në Komunën e Medvegjës,Karadakë të Preshevës dhe Malësin e Bujanocit.Institucionet e Kosovës duhet të na japin instruksione të menduara mirë dhe shumë të qarta për çështjen e Këshillit Nacional,marrëveshjes së Konçulit,pjesëmarjes apo jo të neve shqiptarëve për parlament të Serbisë etj.Mediat tona shqiptare duhet të njoftojnë,sensibilizojn dhe alarmojnë opinionin e gjërë , të shfaqin interesim më të madh për zhvillimet që po rrjedhin mbrenda Serbisë dhe qëndrimin e saj ndaj shqiptarëve në këtë republikë.Përfundimisht të hapet kutia e pandorës lidhur me ndërtimin e reciprocitetit Kosovë-Serbi,duke e shtruar në tavolin edhe çështjen e ksaj Krahine dhe pasurit e shqiptarëve nëpër qytete të Serbisë.Institucionet e Kosovës të formojnë një qëndrim,platformë a strategji afatëshkurtër,afatmesëm apo afatgjatë,se çfarë dhe si ti artikulojm kërkesat e neve shqiptarëve nga kjo pjesë.Në Kosovë jetojnë mbi 50 mijë banorë të ardhur si të dëbuar,zhvendosur nga konflikti dhe lufta e armatosur që nga qershori 1999,por asnjë shtëpi nuk është ndërtuar për këtë kategori.Kërkojm dhe ju bëjmë apel bartësve të institucioneve të Kosovës se nuk duhet të kenë hezitim dhe ta thonë troqë:Çfarë të drejtash gëzojnë,ju garantohet minoritetit Serbë në Kosovë,minimum nuk mundë t’ju mohen as me kurrfarë konventash ndërkombëtare as shqiptarëve që jetojnë në Komunën e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës.Faktori ndërkombëtar për serbët lokal që jetojn në Kosovë ka kërkuar garanci dhe jan duke i realizuar,por edhe i monitorojnë vazhdimisht plotësimin e këtyre të drejtave.Angazhime duhet të ketë edhe nga ky faktor për realizimin e po atyre të drejtave edhe për shqiptarët nga kjo pjesë,veqmas nuk guxon të mungoj përpjekja nga Prishtina .
****
Është pa përgjegjësi totale,sjellja jo adekuate ndaj shqiptarëve të asaj pjese,kur Kosova deri më tani nuk ka caktuar as edhe një zyrtarë,Koordinator apo departamentë çë do mirret me problematikën e ksaj krahine !?. Politika e shtetit të Kosovës në bashkëpunim të ngusht me dy Akademit tona dhe diplomacin e shtetit Shqiptarë duhet të hartojnë një strategji veprimi dhe duhet të ngritet në të gjitha instancat relevante ndërkombëtare.Reciprociteti luan rol dominant në ndërtimin e të gjitha marëdhënjeve në mesë të dy shteteve fqinje për shtetasit e njëri-tjetrit.Nuk duhet të pritet dhe të mbesim ,, duke e pritur godon ” , a thua kur Serbia do ta njoh Kosovën si shtetë.Republika e Kosovës duhet të kërkoj të drejtata e shqiptarëve që ju takojn në tri Komunat nese dojm për ndërtimin e raporteve të shëndosha në mesë të dy popujve më të mdhenjë të ksaj pjese të ballkanit.Kjo duhet të jet formul edhe në mesë Kosovës dhe Serbisë si dy shtete që pretendojnë të bëhen pjesë e proceseve Evropiane.
Autori është Prof. i Ekonomisë, publicist i pavarur nga Krahinë shqiptare e mbetur nënë administrimin e Serbisë













Nitrxgen
Perspektiva
Komentet e fundit.