Arkiva | Lajme të tjera

Asambleja e Përgjithshme miraton rezolutën për Kosovën

Prishtinë, 10 shtator – Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar rezolutën për Kosovën të sponsorizuar nga 27 shtetet anëtare të BE-së. Rezoluta për të cilën është pajtuar edhe Serbia, është lexuar nga vetë ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiq, ndërkaq që janë dashur disa orë shtyrje të seancës, për shkak të ankesave të delegacionit serb, për praninë e delegacionit kosovar në sallë. Vetëm pas shumë konsultimesh, presidenti i Asamblesë ka vendosur që të vazhdoj mbledhjen me prezencën e delegacionit kosovar në sallë.
Rezoluta e miratuar merr konsideratë mendimin e GJND-së se “shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”, dhe bën thirrje për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë për çështjet e hapura. Rezoluta shpreh qëndrimin e vetë Bashkimit Evropian për të udhëhequr të dyja vendet drejt perspektivës së integrimit në këtë union.

Postuar ne Rajonale0 Komente

Arrestohen 102 persona për pedofili

Varshavë, 9 shtator – Policia polake ka njoftuar sot se në disa rajone të vendit ka arrestuar 102 persona për shkak të botimit të pornografisë së fëmijëve në internet.

“Të martën dhe të mërkurën, policët kanë bastisur 114 banesa, seli të shoqatave dhe internet kafe. Janë konfiskuar 133 kompjuterë, laptopa dhe hard disqe, si dhe 3 500 CD/DVD”, i tha agjencisë AFP zëdhënësi i policisë së shtetit Mariush Sokolovski.

Në operacione të ngjashme të zhvilluara në muajt prill dhe qershor të këtij viti në Poloni ishin arrestuar 111 persona.

Për publikim të pornografisë së fëmijëve dhe “të përmbajtjeve me karakter pedofilie”, në Poloni mund të shqiptohet dënimi me burg edhe deri në tetë vjet.

Postuar ne Ndërkombëtare0 Komente

Djegia e kuranit, DASH: paralajmëron amërikanët për sulme

Djegia e kuranit vë në alarm Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Interpolin. DASH paralajmëron qytetarët amerikanë për akte të dhunshme antiamerikane. Ndërsa sipas sajtit CNN i cili citon një zëdhënës të talebanëve, këta të fundit kërcënojnë me vdekje cdo të krishterë të pafajshëm nëse preket kurani, libri i tyre i shenjtë.

Për më shumë shikoni viden në vijim :

Postuar ne Ndërkombëtare0 Komente

Fitorja e baroneshës Ashton

Në shkrimin me titull “Serbia heq dorë nga sfidimi i pavarësisë së Kosovës”, e përditshmja britanike “The Guardian” komenton vendimin e Serbisë për të ndryshuar rezolutën për Kosovën si shansin e fundit të saj për të dalë nga udhëkryqi.
The Guardian thotë se Serbia u gjunjëzua pas presionit intensiv nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duke hequr dorë nga sfidimi i pavarësisë së Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe se kjo tani i hap rrugën bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas kësaj gazete prestigjioze, Serbia rrezikonte të izolohej në qoftë se do të këmbëngulte me përpjekjet për të vënë në pikëpyetje apo për të zhvleftësuar pavarësinë e Kosovës, si dhe gjithashtu do të humbte shpresën për një integrim më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Kjo kthesë, sipas The Guardian, shënon një fitore për Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton e cila ka kaluar dy ditët e fundit duke ushtruar presion ndaj presidentit serb Boris Tadic për të pranuar formulën e sugjeruar nga Brukseli.

Gazeta shkruan se Tadic ishte paralajmëruar nga Ashton se refuzimi i kësaj formule do të nënkuptonte mbylljen e derës për Serbinë në BE, ku ajo ka dëshirë të integrohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Nga ana tjetër edhe Washingtoni, më konkretisht zëvendës/presidenti amerikan Joe Biden kishte përforcuar këtë mesazh, shkruana gazeta. Sipas formulës se re, Serbia tani do të pranojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë rreth Kosovës si dhe do të mirëpret ndërmjetësimin e BE-së në një proces dialogues mes Serbisë dhe Kosovës.

“Diplomatë dhe zyrtarë të BE-së besojnë se bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit mund të fillojnë para fundit të këtij viti, ku Ashton pritet të kenë një rol ndërmjetësues. Por Prishtina është e vendosur që në këto bisedime të përfshihen edhe amerikanët, e kjo pastaj do t’i nxisë serbët që të kërkojnë edhe përfshirjen e rusëve”. /Telegrafi/

Postuar ne Rajonale0 Komente

Autonomia e Sanxhakut e pashmangshme

Autonomia e Sanxhakut do të jetë proces i pashmangshëm shoqëror, prandaj në interes të stabilitetit të dy shteteve, duhet me kohë të zhvillohen bisedime me Beogradin dhe Podgoricën zyrtare, ka deklaruar për të përditshmen “Vijesti”, kryemyftiu i Bashkësisë Islame në Serbi, Muamer Zukorlic.
Në zgjedhjet e fundit për këshillin kombëtar të boshnjakëve në Serbi, Bashkësia Kulturore e Boshnjakëve, që drejtohet nga Zukorlic e mundi bindshëm listën që e prinin Rasim Ljajic dhe Sulejman Ugljanin.

Zukorlic ka sqaruar se autonomia e Sanxhakut sipas modelit të Tirolit Jugor tashmë gjendet në platformën e partisë boshnjake. /Rel

Postuar ne Rajonale0 Komente

Shpërthim në veri të Mitrovicës, dëmtohen shumë vetura

Mitrovicë, 9 shtator – Në pjesën veriore të Mitrovicës, afër konvikteve të studentëve, sot në orët e para të mëngjesit është hedhur një mjet shpërthyes, por nuk ka të lënduar, njofton RTS.
Me rastin e shpërthimit, që ka ndodhur rreth orës tre të mëngjesit, janë dëmtuar shumë automjete dhe shitore përreth.
Sipas RTS-së, shënjestër e sulmit kanë qenë me siguri veturat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Tash për tash nuk ka njoftime të tjera rreth këtij rasti, porse bëhet e ditur se po vazhdojnë hetimet.
Dy net më parë në Mitrovicë, në Kodrën e Minatorëve, u vra një shqiptarë. Dorasit ende nuk janë kapur. Por, është gjetur vetura me të cilën dyshohet se është kryer akti i vrasjes.
Rasti ndodhë në ditën kur në Asamblenë e Përgjithshme të KB diskutohet për rezolutën e modifikuar të Serbisë mbi Kosovën, me të cilën praktikisht miratohet Mendimi i GJND-së, që nuk e konteston pavarësinë e Kosovës.

Postuar ne Rajonale0 Komente

Përmbajtja e projektrezolutës së re serbe

Serbia i ka paraqitur Asamblesë së Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara projekt-rezolutën për Kosovën që është harmonizuar me Bashkimin Evropian, raportojnë agjencitë serbe të lajmeve.


Përmbajtja e saj komplete është si vijon:

a) Të vetëdijshëm për qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara;

b) Duke pasur parasysh funksionet dhe autorizimet mbi bazën e Kartës së Kombeve të Bashkuara;

c) Duke rikujtuar rezolutën 63/3 nga 8 tetori i vitit 2008, me të cilën kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që të japë mendimin këshillëdhënës lidhur me pyetjen: “A është shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga ana e institucioneve të përkohshme të vetadministrimit në Kosovë në harmoni me të drejtën ndërkombëtare”?;

d) Duke pranuar me respekt mendimin këshillëdhënës të GJND-së më 22 korrik 2010 nëse shpallja e njëanshme e pavarësisë është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për Kosovën dhe pas shqyrtimit të kujdesshëm të së njëjtës, duke përfshirë edhe çështjen, për të cilën është dhënë mendimi;

e) Ka në dijeni përmbajtjen e mendimit këshillëdhënës të GJND-së për atë nëse shpallja e njëanshme e pavarësisë është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare kur bëhet fjalë për Kosovën, duke përfshirë edhe kërkesën e Kuvendit të Përgjithshëm;

f) Përshëndet gatishmërinë e Bashkimit Evropian që ta lehtësojë procesin e dialogut ndërmjet palëve. Procesi i dialogut vetvetiu do të ishte faktor paqe, sigurie dhe stabiliteti në rajon. Ky dialog do të kishte për qëllim avancimin e bashkëpunimit, të realizojë avancim në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe të përmirësojë jetën e njerëzve. /Telegrafi/

Postuar ne Rajonale0 Komente

FSK më 2012 bëhet Ushtria e Kosovës

Prishtinë, 8 shtator – Forca e Sigurisë e Kosovës do të quhet Ushtria e Kosovës pas vitit 2012. Ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, ka thënë se pas 2012-tes në bashkëpunim me Brukselin do të vendoset për të ardhmen e kësaj force. Por si përfaqësues politik i FSK-së, ka marrë sinjale pozitive nga atje se e ardhmja e FSK-së do të jetë përmbushja e pritjeve të popullit dhe institucioneve të Kosovës. Ndërsa ka bërë të ditur se FSK-ja e plotë dhe operacionale do të jetë gjatë vitit 2012. Sipas tij, këto kapacitete kjo forcë ka gjasa t’i arrijë para aftit.
Nga ana tjetër, Komisioni parlamentar për Mbikëqyrjen e FSK-së, është ndarë i kënaqur me të arriturat dhe progresin që ka arritur FSK-ja. Kryetari i komisionit, Berim Ramosaj, duke lavdëruar punën e MFSK-së ka potencuar se shqetësimi kryesor për këtë forcë mbetet se cili do të jetë misioni i saj në të ardhmen.

Postuar ne Rajonale0 Komente

Ashton zbutë Tadiçin dhe Serbinë, Beogradi miraton ndryshimet në rezolutë

Qeveria e Serbisë ka miratuar ndryshimet në rezolutën për Kosovën, që Ministria e Jashtme e Beogradit do të paraqesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Sipas informacioneve të fundit, ndryshimet e bëra kanë qenë në harmoni me qëndrimet e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, miratimi vjen pas një takimi që konsiderohet pozitiv mes shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton dhe presidentit serb Boris Tadic.

Teksti i projekt/rezolutës është harmonizuar edhe me të gjitha partitë në koalicion dhe ato në opozitë në Serbi.

Kështu, Ministria e Jashtme serbe do të dërgojë në OKB rezolutën e re, e cila nuk do të ketë amendamente./tch/

Postuar ne Rajonale0 Komente

Kosovë, një shqiptar vritet në veri të Mitrovicës

MITROVICE- Një shqiptar është vrarë mbrëmë në veriun e Mitrovicës, një zonë të banuar me shumicë serbe.

“Policia tha se rreth orës 21.40 të së martës ( 7 shtator 2010) viktima është qëlluar me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij në lagjen e njohur si “Kodra e Minatorëve”, një lagje e banuar edhe me shqiptarë.
Policia bëri të ditur se nuk janë ende të qarta rrethanat e vrasjes. Zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë për mediat se policia ka filluar hetimet intensive dhe është vënë në kërkim të një automjeti tip Golp i bardhë pa targa i cila është parë në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se ka lidhje me vrasjen . Zëdhënësi Hoti nënvizoi për Zërin e Amerikës se është ende herët të flitet për motivet apo autorët e mundshëm të kësaj vrasjeje.

Viktima është identifikuar si Hakif Mehmeti, 31 vjec një banor lokal i cili për një kohë kishte punuar si kameraman në mjetet e informimit ne Mitrovicë.

Veriu i Mitrovicës i banuar me shumicë serbe është skenë e kundërshtimeve më të ashpra ndaj pavarësisë së Kosovës, ndërsa ndarjet e thella etnike në këtë qytet të ndarë në dy pjesë që nga përfundimi i luftës janë burim tensionesh në atë pjesë të Kosovës.

Postuar ne Lajme të tjera0 Komente

Radio Bujanoci.Net

Gallery

bilaci2 kioskat-e-qytetit-tek-parku statuje-ne-qytet banesa_te_stacioni_busit_1

Arkiva e lajmeve

 

Kalendari

Shtator 2010
h m m e p s d
« Gus    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930