Zjarr në Llaman të Himarës, flakët favorizohen nga era

Nacionale

Një zjarr ka përfshirë kodrat mbi zonën e Llamanit, në Himarë. Flakët janë shfaqur rreth orës 09:00 dhe, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në terren. Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Janë duke u […]

Madhësia e shkronjave

Një zjarr ka përfshirë kodrat mbi zonën e Llamanit, në Himarë.

Flakët janë shfaqur rreth orës 09:00 dhe, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në terren.

Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Janë duke u djegur shkurre, por dhe pemë që ka kjo zonë. /Tch/