Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se edhe në mes të gjashtë deputetëve të LDK-së ka mendime të ndryshme.
Zemaj tha se Kujtim Shala është kategorik që nuk do asnjë bashkëpunim me Albin Kurtin.

Tutje, ai tha se është edhe çështja që Bekim Sejdiu si pjesë e Gjykatës Kushtetuese e rrëzoi një Qeveri të LDK-së.
“Vendimi i Bekim Sejdiut në atë kohë jo që e rrëzoi një Qeveri të LDK-së, por i çoi 23 deputetë të LDK-së te shpija, me 10-11 muaj mandat”, ka thënë ai në T7.





