Ylli shënon fitore bindëse ndaj Pejës

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore bindëse në përballjen ndaj KB Pejës në “13 Qershori”.

Skuadra nga Suhareka triumfoi me rezultat 81-62 (19-18, 22-13, 22-18, 18-13).

Përpos në çerekun e parë, ku përballja ishte tepër e barabartë me vendasit që e mbyllën me një pikë epërsi 19-18, Ylli dominoi plotësisht.

Fillimisht e mbyllën çerekun dytë me nëntë pikë më shumë (22-13), ku epilogu i pjesës së parë rezultoi të jetë 41-31.

Pas kësaj, e fituan edhe çerekun e tretë me katër pikë dallim (22-18), si dhe u siguruan ta vulosin fitoren me rezultat 18-13 në çerekun e katërt.

Më i dalluari ishte Bamforth me plot 24 pikë ndihmuar nga Kastrati me 17 sosh, ndërsa te Peja u dallua Williams me 14 pikë./Telegrafi/