Ylli i Gjermanisë zbulon arsyen pse kombëtaret e mëdha po vuajnë ndaj atyre të voglave

Sport

Joshua Kimmich beson se diferenca mes kombëtareve më të mëdha në futboll dhe atyre më të vogla po ngushtohet gjithnjë e më shumë, duke i bërë ndeshjet ndërkombëtare gjithnjë e më të vështira. Duke folur pas barazimit pa gola të Spanjës ndaj Cape Verdes në Kupën e Botës 2026, mesfushori i Bayern Munich theksoi progresin […]

Madhësia e shkronjave

Joshua Kimmich beson se diferenca mes kombëtareve më të mëdha në futboll dhe atyre më të vogla po ngushtohet gjithnjë e më shumë, duke i bërë ndeshjet ndërkombëtare gjithnjë e më të vështira.

Duke folur pas barazimit pa gola të Spanjës ndaj Cape Verdes në Kupën e Botës 2026, mesfushori i Bayern Munich theksoi progresin që kanë bërë kombëtaret në zhvillim, si nga ana taktike ashtu edhe teknike.

“Në përgjithësi, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të fitohen ndeshjet. Të ashtuquajturat kombëtare të vogla po përmirësohen, si nga aspekti futbollistik ashtu edhe nga ai taktik”, u shpreh Kimmich.

Kapiteni i Gjermanisë solli si shembull edhe përballjet e ekipit të tij kundër Curacao dhe kundërshtarëve të tjerë të papritur në Botëror, duke theksuar se niveli i tyre është rritur ndjeshëm.

“Curacao luajti futboll kundër nesh, unë prisja më shumë topa të gjatë. Pashë Haitin kundër Skocisë dhe edhe ata luajtën mirë. Nuk është më e thjeshtë”, shtoi ai.

Kimmich theksoi se kombëtaret e mëdha duhet të përmirësohen vazhdimisht nëse duan të mposhtin kundërshtarët më pak të favorizuar.

“Kombëtaret e mëdha duhet të bëhen edhe më të mira për t’i fituar këto ndeshje. Kjo tregon se fitorja 7-1 ndaj Curacao nuk është diçka e sigurt. Duhet ta fitosh në fushë”, përfundoi ai./Telegrafi/