Ylli i Anglisë i bën shaka Tuchelit me një dëmtim të rremë pas fitores ndaj Meksikës, pastaj fillon të kërcejë me lëvizje të forta

Sport

Mbrojtësi John Stones bëri një shaka shumë qesharake në dhomën e zhveshjes së Anglisë pas fitores 3-2 ndaj Meksikës në Kupën e Botës dhe shënjestër ishte pikërisht trajneri Thomas Tuchel. Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt bëri sikur kishte një dëmtim në shpatull, duke e mbajtur atë me dhimbje dhe duke e shqetësuar për një kohë të […]

Madhësia e shkronjave

Mbrojtësi John Stones bëri një shaka shumë qesharake në dhomën e zhveshjes së Anglisë pas fitores 3-2 ndaj Meksikës në Kupën e Botës dhe shënjestër ishte pikërisht trajneri Thomas Tuchel.

Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt bëri sikur kishte një dëmtim në shpatull, duke e mbajtur atë me dhimbje dhe duke e shqetësuar për një kohë të shkurtër trajnerin gjerman.

Pastaj Stones la performancën dhe filloi të kërcejë me energji, duke bërë që e gjithë salla – përfshirë Tuchel – të shpërthente në të qeshura.

Momenti i gëzuar është bërë viral për atmosferën e shëndetshme të shakave në ekipin kombëtar të Anglisë.

Vlen të theksohet se Anglia ka siguruar tashmë çerekfinalen, aty ku do të përballet me Norvegjinë.

Fituesi i kësaj përballje do të ketë punë me fituesin e ndeshjeve Argjentinë-Egjipt dhe Zvicër-Kolumbi. /Telegrafi/