Hadërgjonaj vendimtar në fitoren e Alanyasporit ndaj Besiktasit

Sport

Alanyaspor ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Besiktasit, duke e mposhtur me rezultat 1-0, në kuadër të javës së parë të kampionatit turk. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Nuno Lima në minutën e 73-të, me një goditje me kokë pas një krosimi nga goditja e këndit. Në këtë sukses, rol […]

Madhësia e shkronjave

Alanyaspor ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Besiktasit, duke e mposhtur me rezultat 1-0, në kuadër të javës së parë të kampionatit turk.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Nuno Lima në minutën e 73-të, me një goditje me kokë pas një krosimi nga goditja e këndit.

Në këtë sukses, rol të rëndësishëm pati edhe Florent Hadergjonaj, i cili ishte asistues i golit, ndërsa ishte titullar dhe zhvilloi të gjithë ndeshjen për Alanyasporin.

Për Alanyasporin luajti gjatë gjithë takimit edhe Fidan Aliti, i cili shpëtoi pa u ndëshkua në fillim të ndeshjes, ndërsa një ndërhyrje e tij u rishikua edhe nga VAR-i për një karton të mundshëm të kuq.

Në anën tjetër, Milot Rashica ishte në bankën e rezervistëve të Besiktasit, por nuk u aktivizua nga trajneri Vincenzo Italiano.

Kështu, Hadergjonaj dhe Aliti e marrin fitoren e parë seonzale dhe mjaftë të madhe, ndërsa Besiktasi mbetet me 3 pikë pas javës së parë. /Telegrafi/