Yamal apo Mbappe? Vinicius Jr apo Raphinha? Cucurella bën zgjedhjet e tij edhe për shumë krahasime tjera të yjeve botërore

Sport

Marc Cucurella foli me median përpara ndeshjes së Spanjës kundër Austrisë në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës, duke marrë pjesë në një sfidë jo të lehtë. Lojtarit të ri të Real Madridit iu treguan çifte lojtarësh dhe iu kërkua të zgjidhte më të mirin nga secili dyshe – me përgjigjet e tij që […]

Madhësia e shkronjave

Marc Cucurella foli me median përpara ndeshjes së Spanjës kundër Austrisë në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës, duke marrë pjesë në një sfidë jo të lehtë.

Lojtarit të ri të Real Madridit iu treguan çifte lojtarësh dhe iu kërkua të zgjidhte më të mirin nga secili dyshe – me përgjigjet e tij që shpejt ngjallën debate në internet.

Kylian Mbappe apo Lamine Yamal ishte pyetja e parë drejtuar Cucurallas, i cili zgjodhi bashkëlojtarin e tij te Spanja, Yamal.

Megjithatë, ai sqaroi shpejt se zgjedhja vlen vetëm për kohëzgjatjen e turneut, pasi të dy lojtarët janë pjesë e të njëjtës skuadër kombëtare.

Në duelin mes Lionel Messit dhe Luka Modricit, mbrojtësi spanjoll nuk hezitoi të zgjidhte legjendën argjentinase, ndërsa mes Jude Bellingham dhe Federico Valverdes, preferenca e tij ishte mesfushori uruguaian.

Sa u përket futbollistëve brazilianë, Cucurella vendosi Vinicius Junior përpara Raphinhas, duke vlerësuar ndikimin e sulmuesit të Real Madridit.

Një tjetër zgjedhje që tërhoqi vëmendje ishte ajo mes Ousmane Dembele dhe Michael Olise, ku spanjolli befasoi duke zgjedhur yllin e Bayern Munichut.

Ndërkohë, në krahasimin mes dy “makinave të golit”, Erling Haaland dhe Harry Kane, Cucurella preferoi sulmuesin norvegjez, duke kompletuar një listë zgjedhjesh që pritet të nxisë shumë diskutime mes tifozëve. /Telegrafi/