Vëmendja në derbin Drita – Prishtina, xhiro e 31-të luhet në mesjavë

Sport

Superliga e Kosovës nuk pushon dhe xhiro e 31-të luhet në mesjavë të mërkurën dhe të enjten. Të mërkurën në program janë tre ndeshje për t’u luajtur,derisa ditën e enjte dy të tjera. Të gjitha ndeshjet vendimtare, me skuadrat që vazhdojnë të jenë brenda objektivave të tyre. Vëmendja është në klasiken e futbollit kosovar, ku […]

Madhësia e shkronjave

Superliga e Kosovës nuk pushon dhe xhiro e 31-të luhet në mesjavë të mërkurën dhe të enjten.

Të mërkurën në program janë tre ndeshje për t’u luajtur,derisa ditën e enjte dy të tjera.

Të gjitha ndeshjet vendimtare, me skuadrat që vazhdojnë të jenë brenda objektivave të tyre.

Vëmendja është në klasiken e futbollit kosovar, ku Drita pret Prishtinën në Gjilan të mërkurën me fillim nga ora 15:00.

Sfidë shumë e rëndësishme për një vend në Evropë luhet edhe mes Malishevës dhe Gjilanit në Liman Gegaj.

Ndërkohë në Podujevë,Llapi pret Prishtinën e Re në një sfidë vendimtare për mbijetesën.

Të enjten në program janë dy ndeshje për t’u luajtur, me Drenicën që pret Ballkanin dhe dhe Ferizaj – Dukagjini. /Telegrafi/