Vedat Muriqi shpallet ‘Lojtari i Ndeshjes’ pas dy golave të realizuar ndaj Osasunas

Mallorca ka luajtur baras me rezultat 2-2 në udhëtim ndaj Osasunas në kuadër të xhiros së 27-të në elitën e futbollit spanjoll.

Protagonisti kryesor në këtë takim si shpeshherë këtë edicion për mysafirët ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.

Ylli dardan edhe njëherë tjetër konfirmoi formën spektakolare që po kalon këtë edicion, duke realizuar të dy golat.

Kjo paraqitje e tij bëri që në fund ai të shpallet ‘Lojtari i Ndeshjes’ nga Sofascore me një notë vlerësimi prej 8.6.