Kujdes! në Bujanoc dhe Preshevë: Dyshohet për tre persona që kërkojnë para duke u paraqitur si udhëtarë të bllokuar

Vendore

Ditëve të fundit në qytetet e Bujanocit dhe Preshevës po qarkullojnë informacione për disa persona të rinj që dyshohet se po kërkojnë para nga qytetarët duke përdorur arsye të ndryshme. Sipas informacioneve nga qytetarët, bëhet fjalë për tre të rinj rreth moshës 25-vjeçare, të cilët prezantohen si nga Shqipëria, përkatësisht nga Elbasani, Librazhdi ose Dibra. […]

Madhësia e shkronjave

Ditëve të fundit në qytetet e Bujanocit dhe Preshevës po qarkullojnë informacione për disa persona të rinj që dyshohet se po kërkojnë para nga qytetarët duke përdorur arsye të ndryshme.

Sipas informacioneve nga qytetarët, bëhet fjalë për tre të rinj rreth moshës 25-vjeçare, të cilët prezantohen si nga Shqipëria, përkatësisht nga Elbasani, Librazhdi ose Dibra. Ata pretendojnë se janë nisur për në Vjenë të Austrisë, por se janë kthyer nga policia kufitare në kufirin Serbi–Hungari dhe se u nevojiten para për t’u kthyer në Shqipëri.

Po ashtu, sipas dëshmive të disa qytetarëve, gjatë ditës dhe në mbrëmje këta persona janë parë duke frekuentuar edhe bastoret në qytetin e Bujanocit.

Ky informacion është shpërndarë gjithashtu edhe nga Nexhat Behluli, pronar i RTV Spektrit, i cili ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve të mundshme.

Qytetarëve u bëhet apel të tregojnë kujdes dhe në rast të situatave të dyshimta të njoftojnë organet kompetente.

Ky njoftim publikohet me qëllim informimin dhe rritjen e vigjilencës tek qytetarët.