Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për deputetë deri tash

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804957-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për deputetë deri tash" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804957-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për deputetë deri tash" loading="lazy"></p>Vetëm gjashtë parti deri sot kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë, njofton KQZ-ja. “Sonte në mesnatë (e diel, 7 dhjetor 2025, ora 23:59) përfundon afati për subjektet politike për dorëzimin online të listave të tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin</div>

Madhësia e shkronjave

Vetëm gjashtë parti deri sot kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë, njofton KQZ-ja.
“Sonte në mesnatë (e diel, 7 dhjetor 2025, ora 23:59) përfundon afati për subjektet politike për dorëzimin online të listave të tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Janë 141 kandidatë që i përfaqësojnë subjektet politike në fjalë:

Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 12 kandidatë;
SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU – 35 kandidatë;
JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA – 23 kandidatë;
PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – 40 kandidatë;
Kosovaki Nevi Romani Partia – 11 kandidatë; dhe
FJALA – 20 kandidatë.

“Në përmbushje të detyrimeve ligjore lidhur me përshtatshmërinë/aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar, KQZ, nëpërmjet Zyrës, do të dorëzojë në disa institucione kërkesat e veçanta së bashku me listën e kandidatëve që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të verifikimit të tyre nëse janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”.