Deputeti i Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas raportimeve mediatike lidhur me një marrëveshje të mundshme politike mes LDK-së dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas disa raportimeve, bisedimet mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku do të përfshinin jo vetëm zgjedhjen e presidentit, por edhe ndarjen e posteve institucionale, përfshirë kryetarin e Kuvendit.

Në këto raportime thuhej se në një marrëveshje të mundshme LVV–LDK, posti i kryetares së Kuvendit do të ndryshonte, ndërsa për president do të mbështetej një kandidaturë e përbashkët.
Megjithatë, Haziri i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si të pavërteta.
“LDK dhe kryetari Abdixhiku janë në bisedime për t’i dhënë vendit president. Shkrimet në media për ndërrime të pozicioneve janë absolutisht të pavërteta”.
“LDK është parti e shpresës dhe e besës dhe angazhohet në vazhdimësi për institucione funksionale dhe përfaqësuese. Është dëshmuar tashmë se një parti dhe një udhëheqës janë të pamjaftueshëm për arritjen e qëllimeve politike të Republikës”, tha Haziri./Telegrafi.





