Këshilli Kombëtar Shqiptar ka publikuar sot Rezultatet nga Lista Preliminare e Thirrjeve për mbështetjen e projekt-propozimeve në fushat e informimit, kulturës, përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip, si dhe për shkollat dhe organizatat sportive që zhvillojnë projekte me rëndësi për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar.
Sipas njoftimit, të gjitha subjektet që dëshirojnë të paraqesin ankesë lidhur me vlerësimin e projekteve, duhet ta dorëzojnë atë bashkë me dokumentacionin përkatës në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, brenda afatit ligjor prej 8 ditësh nga data e publikimit të listës preliminare.
Procesi i Vlerësimit
Projektet janë vlerësuar me sistem pikësh nga 0 deri në 100, të cilat janë dhënë individualisht nga secili anëtar i komisionit vlerësues. Kalueshmëria është llogaritur sipas pikëve mesatare të secilit projekt, pas përpjestimit të pikëve të dhëna nga secili anëtar i komisionit.
Këshilli sqaron se çdo projekt që ka marrë më pak se 51 pikë mesatare është konsideruar si i refuzuar.
Dokumentet e Publikuara
Në njoftim janë bërë të ditura edhe listat e plota të rezultateve preliminare, të cilat mund të shkarkohen në kategoritë:
Rezultatet-per-projekt-propozime-nga-fusha-e-informimit- Shkarko
Thirrja-per-projekt-propozimet-nga-organizatat-dhe-shkollat-sporitve – Shkarko
Rezultatet-preliminare-te-projekteve-nga-fusha-e-kultures – Shkarko




















