Shtëpia e Bardhë i ka thënë zyrtarisht Kongresit se e konsideron luftën me Iranin “të përfunduar”, pavarësisht pranisë së forcave të armatosura amerikane në rajon.
Bëhet fjalë për një periudhë 60-ditore që filloi të ecë kur SHBA-të nisën sulmet e para ndaj Iranit, shkruan skynews.
Kjo për shkak të Rezolutës së Pushteteve të Luftës të vitit 1973, e cila i udhëzon presidentit të kërkojë autorizim nga Kongresi për luftë nëse një konflikt ushtarak arrin pragun 60-ditor.
Ky ligj i lejon një presidenti të kërkojë një zgjatje 30-ditore, nëse është e nevojshme, për të larguar në mënyrë të sigurt trupat nga rajoni.
Por Donald Trump nuk ka bërë asnjërën.
Në vend të kësaj, ai tha se nuk ka nevojë për autorizim sepse është në fuqi një armëpushim.
‘Lufta ka përfunduar’ – por a është vërtet kështu?
Në dy letra që ai shkroi – nga një dërguar secilës dhomë të Kongresit Amerikan – ai deklaroi: “Më 7 prill 2026, urdhërova një armëpushim dyjavor. Armëpushimi është zgjatur që atëherë”.
“Nuk ka pasur shkëmbim zjarri midis Forcave të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit që nga 7 prilli 2026. Armiqësitë që filluan më 28 shkurt 2026 kanë përfunduar”.
Pavarësisht “suksesit” të operacioneve amerikane, tha ai, kërcënimi që paraqet Irani për SHBA-në “mbetet i rëndësishëm” – duke sugjeruar se lufta në të vërtetë nuk ka mbaruar.
“Unë kam drejtuar dhe do të vazhdoj të drejtoj Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara në përputhje me përgjegjësitë e mia dhe në përputhje me autoritetin tim kushtetues për të drejtuar marrëdhëniet e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe si Komandant i Përgjithshëm dhe Kryeshef Ekzekutiv”, shtoi presidenti në letër. /Telegrafi/






